Flash News

KRYESORE

Presidentja Kroate thumbon Makronin: Do i dorëzoj fanellën e kampionëve të rinj

Presidentja Kroate thumbon Makronin: Do i dorëzoj fanellën e

“Jam shumë e lumtur dhe nuk e di se si do ta shtyj deri ditën e diel. Mezi po e pres këtë finale të madhe”, u shpreh presidentja kroate, që është kthyer në një personazh të njohur në këtë Botëror me praninë e saj në takimet finale të turnout duke shtuar se ekipi ballkanas do të fitojë Botërorin.

“Pavarësisht rezultatit që do të arrihet të dielën në stadium, ne do të jemi fitues. Por jam e bindur se do të jemi kampionët e rinj të botës në futboll. Jam e sigurtë”, tha presidentja e Kroacisë.

Grabar-Kitaroviç ka konfirmuar po ashtu se, ashtu siç ka vepruar me presidentin amerikan, Donald Trupm, atë rus Vladimir Putin dhe kryeministren britanike Theresa May, ka gati “dhuratën” edhe për homologun francez, Emanuel Macron.

“Do të jem në finale jo vetëm si politikane e presidente, por edhe si tifoze e Kroacisë, si një person që ka luajtur futboll kur ka qenë fëmijë. Do t’i jap fanellën e Kroacisë edhe Macron, fanellën e kampionëve të rinj të botës”, ka përfunduar Grabar-Kitaroviç.

Të fundit