Flash News

KRYESORE

I presin rrugën dhe e kërcënojnë në Tiranë, 37-vjeçari palestiniz kallëzon drejtuesin e motorit

I presin rrugën dhe e kërcënojnë në Tiranë,

Një shtetas palestinez është përballuar me një situatë që i ka kërcënuar sigurinë një natë më parë në Tiranë.

Burime zyrtare të polcisë bëjnë me dije se 37-vjeçari me iniciale H.H  ka qenë duke lëvizur me mjet tek sheshi “Karl Topia”, ndërkohë që i është afruar mjeti tip motor, drejtuesi i të cilit, ende i paidentifikuar për shkak të kaskës, e ka ofenduar dhe i ka gjuajtur xhamin anësor të shoferit dhe më pas është larguar në drejtim të unazës.

Menjëherë pas ngjarjes H.H ka bërë kallzim në polici dhe grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.08.2017, shtetasi palestinez, H.H., 37 vjeç, ka bërë kallëzim se:

Më datë 30.07.2017, ka qene duke lëvizur me mjet tek sheshi “Karl Topia”, ndërkohë që i është afruar mjeti tip motorr, drejtuesi i të cilit, ende i paidentifikuar për shkak të kaskës, e ka ofenduar dhe i ka gjuajtur xhamin anësor të shoferit dhe më pas është larguar në drejtim të unazës.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e motorrit i përkasin shtetasit T.S. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Strukturat e drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.

Të fundit