Flash News

KRYESORE

Presion dhe zvarritje për kontratën, farmacistët protestë për ‘F-2018’ dhe ‘Listën e Barnave të Rimbursueshme’

Presion dhe zvarritje për kontratën, farmacistët protestë

Ditën e sotme në orën 19:00 farmacistët do të zhvillojnë një takim për problemet e hasura me kontratën F 2018 dhe Listën e Barnave të Rimbursimit, e cila po i shkakton një dëm buxhetit të shtetit pasi është miratuar por nuk ka hyrë ende në fuqi.

“Në mënyrë që kërkesat tona të ligjshme të mos bëhen pjesë e lojës me numrin e pjesëmarrjes në këtë takim prania e gjithsecilit është e nevojshme dhe e domosdoshme,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të “Urdhrit të Farmacistëve në Shqipëri”.

Sipas po këtij njoftimi thuhet se në bazë të disa informacioneve në disa rrethe ka filluar me urgjencë presioni një nga një ndaj farmacisteve për firmosje kontrate.

“Të nderuar kolegë mos u frikësoni dhe mos u presiononi nga një institucion arrogant dhe prepotent që për turpin e vet mashtron në mënyrë ordinere publikisht, se gjoja e ka negociuar kontratën me përfaqësuesit e farmacistëve dhe se lista ka probleme por do i rishikoje pas 2 javësh edhe pse kishte dy vjet kohë në dispozicion. Farmacistët nuk mund dhe nuk duhet të jenë viktimat permanente të arrogancës, prepotencës dhe abuzimit nga ‘Fondi’. Kushti dhe kërkesa e farmacistëve është një dhe vetëm një "Të negociohet kontrata" bazuar ne ligj dhe Kushtetute,”- shkruhet në njoftim.

Të fundit