Flash News

KRYESORE

Presion nga policia dhe familjarët, dorëzohet në polici autori i vrasjes së 28-vjeçarit në Astir

Presion nga policia dhe familjarët, dorëzohet në polici autori i

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës autori i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit.

Policia njofton se vetëdorëzimi i 29-vjeçarit Noel Dishi erdhi pas bisedave me familjarët dhe kontrolleve të shtuara nga ana e policisë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç”, thekson policia.

Mbrëmjen e 20 janarit Vilson Tafçiu (Ndokaj), 28 vjeç u vra në zonën e Astirit sapo doli nga lokali ku po pinte kafe me dy femra.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe hetimit mbi të kaluarën e viktimës u arrit të identifikohej autori i dyshuar Noel Dishi, i cili ishte shok me 28-vjeçarin.

Detaje nga vrasja e të riut në ‘Astir’, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar me tre emra

Të fundit