Flash News

KRYESORE

“Presione nga kandidati dhe deputeti i PS-së”, tërhiqet nga gara kandidati për Bashkinë Skrapar i BD

“Presione nga kandidati dhe deputeti i PS-së”, tërhiqet

Devi Hebibasi, kandidat për Bashkinë Skrapar nga Bindja Demokratike, është tërhequr nga gara.  Lajmin e ka bërë të ditur Fabjan Topollaj, anëtar i kësaj force politike, i cili shprehet se dyshon që Hebibasi ka marrë kërcënime nga kandidati i PD për bashki si dhe deputeti i zonës.

“Ne kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës, Adnor Shametin, të cilët mesa duket janë ndier të frikësuar për rezultatin. Me gjithë ftesat e përsëritura dhe lutjet tona për ta rikonsideruar vendimin, kandidati ynë në Skrapar nuk pranoi të rihynte në garë”, shkruan Topollaj në Facebook.

Reagimi i plotë i Fabian Topollaj në Facebook: 

ĶËRCËNOHET DHE TËRHIQET KANDIDATI I BINDJES DEMOKRTIKE PËR SKRAPARIN

Sot vendosëm të ndajmë me ju një lajm shumë të keq për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit. 

Kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE, Devi Hebibasi u tërhoq nga gara, pas presioneve të forta në adresë të tij nga njerëzit e qeverisë.

Zoti Hebibasi ndihej i terrorizuar dhe nuk pranoi të jepte shpjegime për arsyet e tërheqjes së tij të papritur dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën. 

Një ditë më parë, ai ishte paraqitur në selinë e BINDJES DEMOKRATIKE në Tiranë, shumë entuziast për një rezultat surprizë në Çorovodë, pas takimeve të para që kishte pasur me banorët atje.

Gjatë këtyre dy ditëve mësuam se kandidati i Rilindjes atje, ka një lloj lidhje gjaku me zotin Hebibasi, por ky nuk është një fakt që është mësuar ditët e fundit, kur ai mori përsipër të garojë me siglën e BINDJES DEMOKRATIKE. 

Ne kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës, Adnor Shametin, të cilët mesa duket janë ndier të frikësuar për rezultatin. Me gjithë ftesat e përsëritura dhe lutjet tona për ta rikonsideruar vendimin, kandidati ynë në Skrapar nuk pranoi të rihynte në garë.

Tërheqja e zotit Hebibasi është një paralajmërim i fortë se Rilindja është e vendosur që t'i konsiderojë këto zgjedhje sikur të ishin me një kandidat të vetëm edhe në ato zona ku kanë kandiduar përfaqësues të opozitës.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron kryeministrin Rama se do të mbajë të gjitha përgjegjësitë për prishjen e zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri. Ajo i kërkon organeve kompetente një hetim të shpejtë për ngjarjen dhe i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që të monitorojë rreptësisht procesin, sepse këtu nuk ka asnjë garanci për votën, sa kohë që kërcënohen dhe intimidohen edhe vetë kandidatët e opozitës.

Të fundit