Flash News

KRYESORE

Presioni i qytetarëve, Erion Veliaj tërhiqet nga termi “shpellar”: Sqarim, ja për kë e kisha fjalën

Presioni i qytetarëve, Erion Veliaj tërhiqet nga termi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është detyruar të tërhiqet nga ofendimi i rëndë që bëri ndaj banorëve të qytetit që drejton. Veliaj i krahasoi protestuesit e ‘Unazës së Re’ me shpellarë që vijnë nga epoka e gurit, çka shkaktoi zemërim të madh te banorët, por edhe te qytetarë të tjerë të Tiranës, të cilët reaguan në rrjetet sociale.

(Zjarr e tym në “Unazën e Re”, banorët vijojnë protestën: Jemi qytetarë, jo shpellarë)

Kryebashkiaku Veliaj thotë se termin shpellarë e kishte përdorur për deputetët e PD-së, që iu sulën zonjave police të bashkisë.

“Sqarim: - Shpellarë quajta deputetët e Saliut, që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorikë! - Saliu i vrau me plumba në mish në Bulevard, le më t’i lejonte te dera. - Shpronësimet 100%, edhe pse shumica janë lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, shprehet Veliaj.

Gjithsesi, deklarata e Erion Veliajt ishte e qartë që drejtohej kundër banorëve të ‘Unazës së Re’, por protesta dje e përshkëllëzuar prej tyre dhe reagimet e forta në rrjetet sociale e detyruan kryebashkiakun të bëjë një hap mbrapa.

(Banorët e Tiranës i krahasoi me shpellarët, gazetarë dhe aktivistë kundër kryebashkiakut: Erion, mbaje gojën. Tërhiqu dhe kërko falje)

Të fundit