Flash News

KRYESORE

Presioni për taksën, deputeti i Haradinajt i ‘tregon derën' Ramës: Merru me problemet e Shqipërisë

Presioni për taksën, deputeti i Haradinajt i ‘tregon

Deputeti i Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pohuar se para se t’i kërkojë Haradinajt pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!” ka shkruar Nitaj në Facebook.

Kreu i AAK-së, Haradinaj deklaroi se Rama i bëri presion më shumë se Aleksandër Vuçiç për të hequr taksën, me qëllim që të tërhiqte sa më shumë vëmendjen e kancelares Merkel dhe presidentit Makron.

Të fundit