Flash News

KRYESORE

Presioni i Serbisë, tërhiqet Kroacia nga tarifat për produktet e Ballkanit Perëndimor

Presioni i Serbisë, tërhiqet Kroacia nga tarifat për produktet e

Ministria e Bujqësisë së Kroacisë ka vendosur të tërhiqet nga vendimi për rritjen e tarifës në 270 euro për frutat dhe perimet që importon nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke nisur nga sot, Kroacia do të normalizojë kontrollet në kufi për produktet që vijnë nga vendet fqinje.

Ishte Serbia që udhëhoqi një fushatë të ashpër kundër Zagrebit pas vendimit për rritjen e tarifave për produktet bujqësore. Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi mbështetën Beogradin në ankesën e dorëzuar në Komisioni Europian dhe paralajmëruan për kundërmasa ndaj Kroacisë.

Në fazën e parë të përplasjeve u përfshin edhe Shqipëria me Kosovën, të cilat u rreshtuan në krah të Beogradit, por pas mediatizimit të çështjes, dy shtetet shqiptare u tërhoqën nga grupimi kundër Kroacisë.

Të fundit