Flash News

KRYESORE

Pretendimet e Greqisë për detin, Rama: S'ka marrëveshje! Negociatat u ndërprenë kur erdhi Mitsotakis, grupi i punës do riformatohet

Pretendimet e Greqisë për detin, Rama: S'ka marrëveshje!

Vijojnë përplasjet përsa i përket çështjes së detit me Greqinë. Gjatë inspektimit të punimeve në Shijak përsa i përket procesit të rindërtimit të banesave pas  26 nëntorit, në diskutime për këtë çështje, Rama tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria.

Ndërkaq, referuar akuzave të opozitës, Rama i ka cilësuar ato si një histori të poshtër dhe qesharake.

"Me grandin e Greqisë që është vonuar mund të jetë ushqim për konsipiracionin e madh të detit, ndërkohë që është për të vënë duart në kokë, që ka njerëz që mund të besojnë që ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme që ne e refuzuam dhe Kushtetuesja e rrëzoi, na i kanë dalë tani detit në mbrojtje nga ne. Nuk ka një marrëveshje, nuk është arritur.

Negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi, edhe grupi negociator duhet të riformatohet dhe riformatimi kalon edhe përmes presidentit të Republikës, që duhet ta aprovojë, që do të thotë se të thuash sot bëj transparencë për dicka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër.

Megjithatë jam i bindur se ky popull është shumë i mençur dhe kush e merr për budalla e pëson edhe kjo është një arsye se do ta pësojë shumë keq në raport me popullin ata që po e bëjnë përsëri për budalla me këtë historinë e detit", tha Rama.

Në fakt, zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe çështja e zonës ekskluzive ekonomike janë dy problematika të ndara. Sa i përket të parës, Athina ka deklaruar se do të zgjerohet me 12 milje në Jon, çka ka ‘ngritur’ debatin në Shqipëri, teksa opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po bën transparencë.

Të fundit