Flash News

KRYESORE

Pretendimet e Greqisë për detin, Talat Xhaferi mesazh Tiranës zyrtare: Po e ndjekim këtë çështje si shqiptarë; mbështesim institucionet

Pretendimet e Greqisë për detin, Talat Xhaferi mesazh Tiranës

Debati i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka turbulluar më tepër klimën politike në vendin tonë, ndërsa Rama vijon të ironizoi akuzat e kritikëve dhe të opozitës për mungesë transparence.

Në vazhdë të këtyre zhvillimeve, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, iu është bashkuar reagimeve të shumta pas pretendimeve greke për zgjerim 12 milje të territorit të saj në Jon.

Përmes një mesazhi drejtuar Tiranës zyrtare, Xhaferi shprehet se është duke e ndjekur çështjen dhe se mbështet institucionet shqiptare, të cilat sipas tij, i kanë kapacitetet e duhura për t’u marrë me këtë problematikë.

“Institucionet përkatëse të Shqipërisë i kanë kapacitetet për të gjetur forcën e duhur për qasjen ndaj temave që kanë të bëjnë me raportet me Greqinë.

Është një çështje që u takon institucioneve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Ne, si vend fqinj dhe shqiptarë, po e ndjekim këtë çështje dhe i mbështesim institucionalisht dhe personalisht institucionet shqiptare”, tha Xhaferi.

Të fundit