Flash News

KRYESORE

"Pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë", Vrapi: Asnjë pyetje jashtë programit, nuk ka rivlerësim testi

"Pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë", Vrapi:

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka reaguar përsa i përket pretendimeve të maturantëve për një test të vështirë dhe të pakuptueshëm.

Duke iu kërkuar maturantëve të mos shqetësohen para kohe, gjatë një prononcimi për mediat, Vrapi është shprehur se pretendimi i tyre për një test jashtë programit nuk qëndron.

“Pretendimi i tyre qëndron nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi dhe pretendimi nuk qëndron. Maturantët të mos shqetësohen pa u shpallur rezultate. Do bëjmë edhe analizën. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë.

Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nuk ka mundësi rivlerësimi se testi nuk ka asnjë gabim shkencor, asnjë pyetje që duhet ta heqim nga testi. Mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete”, është shprehur Vrapi.

Të fundit