Flash News

KRYESORE

Pretendimet për detin, Bashkim Alibali: BE-ja, e kompromentuar thellë; i “fërkon” kokën grekut dhe s'do të dijë në ka shtet shqiptar

Këngëtari i njohur Bashkim Alibali ka reaguar pas pretendimeve të Greqisë për zgjerim të territorit 12 milje detare drejt Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibali shprehet se problematika për çështjen e kufirit detar Greqi-Shqipëri nuk u përmend në socializëm, por shtrohet ‘sot’ për shkak se nga vendi fqinj “nuk e llogarit fare Shqipërinë”.

Sipas Alibalit, “BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!”

Postimi i plotë:

Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë!

1.Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!

Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i “shkonin shtatë” prej tij?!

2.A ka “budalla” që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?

Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!

Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese: Greqia po zmadhohet – tha ai!

Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo!

Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t’ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë!

Urojmë që kjo të mos ndodhë!

Të fundit