Flash News

KRYESORE

Pretendohet se drejtohet nga Endri Fuga, portali pranë qeverisë sulmon banorët e ‘Unazës së Re’: Kanë 8 shtëpi dhe vila në bregdet

Pretendohet se drejtohet nga Endri Fuga, portali pranë qeverisë sulmon

Lexo.al është një portal për të cilin deputetët gjermanë pretendojnë se drejtohet nga Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit. Kjo iu tha kryeministrit Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi në muajin prill në Bundestag, duke i renditur edhe shkrimet që portali kishte publikuar kundër deputetëve të Gjermanisë.

Sot, ‘Lexo’ po përdoret për të sulmuar banorët e ‘Unazës së Re’, të cilët po protestojnë prej javësh për të mbrojtur banesat e tyre që planifikohen të shkatërrohen si pasojë e zgjerimit të rrugës.

Drejtuesit e portalit kanë gjetur 17 persona nga qindra të tillë që preken nga ky projekt dhe u kanë publikuar të dhënat, që sipas tyre tregojnë se protestuesit kanë shtëpi të tjera të palegalizuara dhe vila në bregdet.

“Edhe pse deklarojnë se po u prishen shtëpitë dhe se do mbeten jashtë, shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe rezultojnë të mos jenë edhe aq “hallexhinj” sa paraqiten. Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha këto të ndërtuara pa leje”, shkruan Lexo.al.

Në mënyrë abuzive ky portal flet për “shumicën e protestuesve”, ndërkohë që ka publikuar emrat e vetëm 17 personave. Lista me këto emra ka dalë nga ALUIZNI, institucion që drejtohet nga Artan Lame.

Të fundit