All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Prezantohej si shef policie dhe u merrte para qytetarëve që thyenin masat, arrestohet 43 vjeçari

Prezantohej si shef policie dhe u merrte para qytetarëve që thyenin
All - Paragraf - 1

Një 43-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi prezantohej si shef policie.

All - Paragraf - 3

Ai u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Policia njofton se i arrestuar i identifikuar me inicialet I. H., i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Tashmë mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat “Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

Të fundit