Flash News

KRYESORE

Prezantuesja e motit në lidhje me zyrtarin e PD-së: Sakrifica që kam bërë për Enrin

Ish-Miss Universe Albania, Fjoralba Dizdari, prej pak ditësh është shfaqur në ekranin e ABC News si prezantuese e motit.

Bukuroshja shqiptare, modele në Amerikë ishte ndër të paktët që morën pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump.

Prej 3 vitesh ajo është në lidhje me ish-kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno.

Në një intervistë  për “Jo vetëm modë” ajo tregoi se si e mori propozimin për të qenë pjesë e ABC News.

“Drejtuesit e ABC News më kontaktuan dhe unë pa u menduar fare thashë “po”, është eksperiencë e re. Unë si modele jam ende aktive, por nuk punoj në Shqipëri, vetëm jashtë saj. Pagesat për marka të ndryshme kanë qenë mjaft të kënaqshme”, u shpreh Fjoralba. Sa i përket marrëdhënies me zyrtarin e PD dhe nëse së shpejti do të ketë një dasmë Dizdari, ajo u shpreh, “Do t’ju njoftoj kur të kemi një datë për dasmë, por ende nuk e kemi menduar. Sekreti i lidhjes tonë të gjatë është transparenca dhe mbështetja. Enri ka qenë gjithnjë mbështetës për mua. Fakti që unë nuk jam sot në Amerikë, por jam këtu mund të quhet një sakrificë që kam bërë për të".

Sa i përket martesës me Enrin, Fjoralba u shpreh se akoma nuk kanë vendosur.   

 

Të fundit