Flash News

KRYESORE

Prifti italian ndërron jetë nga koronavirusi pasi i dha respiratorin e tij një pacienti të ri

Prifti italian ndërron jetë nga koronavirusi pasi i dha respiratorin e

Beteja me pandeminë e koronavirusit, konsiderohet thuajse nga të gjithë liderët botëror si një luftë me një armik të padukshëm, dhe në fakt e tillë është gjendja në thuajse gjithë botën. Njerëz që vdesin, të tjerë të izoluar, numri gjithnjë e në rritje i të infektuarve dhe ceremoni mortore të të humburve pa respektin e duhur me njerëz të pranishëm

Tamam si një skenar filmi. Dhe histori të tilla si në filma, ka plot. Një  ngjarje e vërtetë dhe shumë frymëzuese, emocionuese dhe po aq sa e dhimbshme njëkohësisht, vjen nga Italia - një nga vendet më të prekura nga COVID-19 - me numrin më të lartë të viktimave në gjithë botën.

Një prift italian i infektuar me koronavirus, ka dhënë respiratorin e tij për një pacient të ri. Famullitarët e tij kishin blerë një respirator për priftin 72-vjeçar, Giuseppe Berardelli. Ai refuzoi të merrte frymë përmes respiratorit të tij pasi zbuloi që një pacient i ri – komplet i panjohur për priftin – kishte nevojë për respirator gjithashtu.

Prifti kryesor në qytetin Casnigo vdiq javën e kaluar në spitalin Lovere. Ai është një nga të paktën 60 priftët që kanë vdekur në Itali këtë muaj me koronavirus. Ky rast u bë i ditur nga prifti James Martin nga Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu shërben si këshilltar në Sekretariatin e Komunikimit në Vatikan.

Të fundit