Flash News

KRYESORE

Prifti nuk falënderon Ramën, Artan Lame: Kryeministrin e harruat apo e quajtët që është e padiskutueshme

Prifti nuk falënderon Ramën, Artan Lame: Kryeministrin e harruat apo e

Në Libofshë, në një takim ku ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama, u shpërndanë disa certifikata pronësie për banorët e zonës. Një prej tyre ishte edhe certifikata e pronësisë së kishës.

Në fjalën e mbajtur një prej priftërinjve shprehu falënderimin e tij për kreun e Aluiznit, Artan Lame dhe drejtorin e Fierit për punën e bërë.

“Unë dua në mënyrë të veçantë të shpreh falënderimin tim për Drejtorin e Përgjithshëm të Aluiznit, me të cilin kam shumë vite që bashkëpunoj dhe i jam shumë mirënjohës për punën që është bërë në Durrës, në Shën Vlash, edhe që ka vazhduar këtu në Fier.

Gjithashtu drejtorin e Aluznit këtu në Fier, i cili vazhdon në këto gjurmët, kemi filluar shumë mirë, dhe është dhënë premtimi që do të përfundojë procesi për të gjitha kishat që kemi këtu në Mitropolinë e Fierit. Faleminderit shumë dhe përgëzime”, u shpreh prifti.

Pas fjalës së tij, ndërhyri menjëherë Lame i cili i kujtoi se nuk kishte falënderuar kryeministrin Rama.

“Faleminderit, kryeministrin e harruat apo e quajtët që është e padiskutueshme, është i pari në radhë”, ju drejtua Lame.

Nga ana e tij, vetë Rama zgjidhi ta kalonte të gjithë këtë me një batutë duke thënë se kryeministri lutet për veten e vetë ndërsa i tha Lames se për të duhet të luten priftërinjtë.

Të fundit