Flash News

KRYESORE

Princ Leka kujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë: Më mungojnë këshillat gjyshe; sot t’i je një ëngjëll, shenjtore e pashpallur

Princ Leka ka kujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, e quajtur ndryshe si “Trëndafili i bardhë” për shkak të bukurisë së saj.

Përmes një shkrimi emocionues në rrjetet sociale, nipi i mbretëreshës, Princ Leka Zogu, i bën një dedikim gjyshes së tij, në të cilin kujton me mall dhe dashuri kohën me të.

“Për ne ajo është simboli i dashurisë së sinqertë dhe të pakursyer në të mirë dhe në shërbim të të tjerëve. Sot gjyshja ime e shtrenjtë është një engjëll, një shenjtore e pashpallur që vetëm ka dhënë”, shkruan Princ Leka.

Postimi i Princ Lekës

Në këtë 105 vjetor të lindjes së “Trëndafilit të Bardhë”, Mbretëreshës Geraldine të Shqiptarëve, kam dëshirë të kujtoj jetën e gjyshes sime, plot dedikim e dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Falë tregimeve të saj për atdheun që e adoptoi, kam mësuar historinë dhe kulturën tonë të vyer! Sot e falenderoj për gjithçka, mbi të gjitha që më edukoi te mos gjykoj, por ti dua njerëzit pa kushte, të jem me këmbë në tokë dhe tu qëndroj sfidave. Për ne ajo është simboli i dashurisë së sinqertë dhe të pakursyer në të mirë dhe në shërbim të të tjerëve. Sot gjyshja ime e shtrenjtë është një engjëll, një shenjtore e pashpallur që vetëm ka dhënë...

Më mungojnë shumë këshillat e tua, me mungon dashuria që më ke dhuruar...Të dua në përjetësi!

Të fundit