Flash News

KRYESORE

Princ Leka vizitë në SHBA, vlerësohet me çmim nga senatori amerikan

Princ Leka vizitë në SHBA, vlerësohet me çmim nga senatori

Princi Leka II i cili është duke vizituar zyrtarisht  New Yorkun, gjatë vizitës ne Capitol Albany, u nderua dje pasdite me një Shpallje - Proklamat, falë nismës së senatorit republikan Marty Golden, një mik i madh i shqiptarëve dhe i Asembleistit demokrat të Bronksit, Mark Gjonaj dhe zotit Marko Kepi, President dhe themelues i Organizatës Rrënjët Shqiptare - me motivicionin që lidhet me rolin dhe kontributin e Mbretërisë Shqiptare, në lidhjen e tyre historike me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

Gjatë vizitës së tij në Capitol Albany, Çifti i Mbretëror Princi i Kurorës HRH Leka II dhe Princesha Elia, gjithashtu mbajtën disa takime të veçanta me Senatorët dhe Asamblemenet e  Shtetit të Nju Jorkut, dhe miqëve nga dy Dhomat e Përfaqêsuesve të komunitetit shqiptar në Senat dhe në Kuvendin e Nju Jorkut, raporton BotaSot.

Gjithashtu, Senatori i Shtetit, Marty Golden, një mik i madh i shqiptarëve dhe Asamblemeni demokrat i Bronksit, zoti Mark Gjonaj, mbajtën nga fjalim në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, dhe Kuvendit të Nju Jorkut, ku prezantuan Princin Leka duke folur në emrin e tij dhe duke dhënë falenderime për mbështetjen që SHBA ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës për demokracinë, lirinë dhe pavarësinë.

Udhëheqësit e të dy Dhomave të Përfaqësuesve të Shtetit të New Yorkut folën për aktin e pashembullt të shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjëve në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Shqipërisë, Kosovës dhe mbretit Zog, për të shpëtuar emigrant hebre në Shqipëri - Princi Leka II i nderuar nga Senati i Shtetit të Nju Jorkut dhe Kuvendi i Nju Jorkut me Shpalljen- Proklamatën e New Yorkut.

Të fundit