Flash News

KRYESORE

Princi i Arabisë Saudite i kthen vizitën Donald Trump, çështjet që pritet të diskutohen më 20 mars

Princi i Arabisë Saudite i kthen vizitën Donald Trump,

Pas 10 muajsh, princi Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman do t’i kthejë vizitën presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Takimi mes tyre është parashikuar të mbahet në Washington më datë 20 mars dhe pritet të diskutohet mes tyre mbi strategjitë për të luftuar ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik, apo edhe për ndryshimet politike e kulturore që ai po zbaton në Arabinë Saudite.

Irani dhe Arabia Saudite janë të përfshira në luftën në Jemen, ku Teheranët mbështetë rebelët Huthi në luftimet kundër forcave qeveritare të Jemenit që mbështeten nga Arabia Saudite.  SHBA dhe Arabia Saudite pretendojnë, sipas tyre me fakte, se Irani furnizon me raketa rebelët. 

Mohammed bin Salman u përfol disa muaj më parë si drejtuesi i strukturës së re antikorrupsion, pres së cilës arrestoi princ Alëaleed.

Më shumë se 200 princa, politikanë dhe biznesmenë të pasur u arrestuan në nëntor, si pjesë e të njëjtit operacion.  

Të fundit