Flash News

KRYESORE

Princi Harry flet për dhimbjen që i la vdekja e mamasë, prej 7 vitesh shkon tek psikologu

Që pas largimit të bujshëm të Meghan Markle dhe Princit Harry nga jeta mbretërore, dyshja kanë dalë për herë të parë në publik. Ata kanë qenë në një samit investimesh të JP Morgan në Miami, Harry foli haptazi për shëndetin e tij mendor dhe vendimin për t’u larguar nga familja mbretërore.

Sipas një burimi për Daily Mail, "Harry i tregoi publikut se filloi të ndiqej nga një psikolog në moshën 28-vjeçare prej traumës që i kishte shkaktuar vdekja e të ëmës.”

Sipas po të njëjtit burim, Harry si mbretëror ndihej si "në kafaz". E ndërsa një tjetër burim për Page Six, u shpreh duke thënë se:

“Harry foli edhe për largimin dhe tha se kishte qenë shumë e vështirë për ta. Sidoqoftë, nuk pendohet sepse do të mbrojë familjen. Nuk do që Meghan dhe Archie të vuajnë si vuajti ai kur ishte fëmijë.”

Të fundit