Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Princi, pashai dhe paketa e cigareve që mund të shembë mazhorancën
Nga Gentian Gaba
“Dy martohen, 100 tërbohen” – është batuta me të cilën epitetohen dasmat në vendin tonë. Sigurisht diçka me vend, pasi institucioni i dasmës (jo martesa!), ka një rëndësi sociale të posaçme që tejkalon edhe vet çiftin, dhe në të cilën angazhohen energji të mëdha. Nga një dasmë u tërbuan sot edhe mediat vizive shqiptare, të cilat vendosën në qendër të programacionit dasmën mbretërore angleze. Një mbulim maniakal që do të sugjeronte se vendi ynë renditet në listën e gjatë të shteteve të Komonuelthit Britanik.
Por, ndërkohë që princi Harry kurorëzonte dashurinë e tij me Meghan; në Shqipëri, një gazetar investigativ po rrëfente hetimin e tij mbi kanabisin dhe implikimet që kjo kishte për mazhorancën dhe ministrin Xhafaj.
Deri në atë moment, përralla angleze po triumfonte mbi horrorin shqiptar, princi mbi pashain.
Do të ishte vetëm ndërhyrja e Lulzim Bashës, në një konferencë të drejtpërdrejt për shtyp, ajo që do të vendoste vëmendjen e mediave tek droga, duke e shkëputur nga llokumet që po shpërndaheshin përtej la Manshit. Në deklaratën e tij, gazetari Jetmir Olldashi, mori përsipër gjithë historinë denoncuese dalë nga selia blu për audio-përgjimin e Agron Xhafajt me dëshmitarin X; rrëfeu me detaje si ra në kontakt me Albert Veliun, si i vuri regjistruesin dhe si më pas zgjodhi t’i drejtohej Opozitës për të mbrojtur veten dhe investigimin e tij, nga i cili do të dalin copëza të tjera në vijim.
Nga ana tjetër, makineria e përpunimit të informacionit afër mazhorancës nisi vrik punën e saj kundër gazetarit, në vazhdën e sulmeve që i’u bënë atij që gazetarin e kishte futur në nënbotën e trafikut të drogës, Babales.
Manuali i kundërsulmit në këtë rast është shumë i parashikueshëm: Godit kredibilitetin e akuzuesve. Përshkruaje betejën e opozitës si një luftë për pushtet; Albert Veliun si një njëri ordiner që mban mëri për një paket cigare, dhe, Jetmir Olldashin, si një gazetar që punon për opozitën. Të treja “akuzat” kanë një defekt të madh, përqendrohen te lajmësit, dhe jo tek mesazhi në vetvete.
Mesazhi që opozita po përcjell nuk është ikni ju, të vijmë ne në pushtet; por që qeveria ka një marrëdhënie simbiotike me krimin, sikurse dëshmon një ish-ministër në arrest shtëpie, deputetët dhe kryebashkiakët me precedentë penale, dhe ministri aktual i brendshëm që në shtator kërkonte vetëm një provë për ndëshkimin e vëllait, dhe në maj provon se nuk dallon shumë nga paraardhësi i tij.
Lajmësi tjetër nën shënjestër është gazetari. Olldashi, i damkosur si militant, sulmohet për afërsinë politike me të djathtën, por kurrsesi nuk ka një shqetësim për situatën që ai përshkruan, për drogën që gjen ende me lehtësi në Vlorë, dhe hetimin që mund të shembë si një kështjellë letrash mazhorancën.
Lajmësi i tretë është dëshmitari X, Albert Veliu, alias “Babalia”. E donin të fisshëm, të hijshëm, të pasur, të lexuar, të artikuluar të penduarin e çështjes Xhafaj. Ndoshta prisnin që nofka e tij të ishte më qytetare, jo në zhargonin vlonjat, që shërben shumë për ta bërë qesharak në sytë e disave, por zbehet kur kujtojmë se mafiozët italianë i thërrasin njëri tjetrit “picciotto”, djalosh në dialektin sicilian (edhe Tommaso Buscetta, i penduari par excellence i Cosa Nostra, u diskreditua nga ish picciotti-t e tij). Madje nuk u pëlqeu as arsyeja që e çoi Babalen tek gazetari, tek rrëfimi, tek bashkëpunimi me Opozitën: Paketa e cigareve!
Por, për ata që mendojnë për duhanin, kur Veliu përmend cigaren, duhet dhënë një shpjegim i metaforës që dëshmitari ilustron në gjuhën e botës nga e cila vjen. Një kod nderi i posaçëm rregullon marrëdhëniet në atë shoqëri. Nuk janë ligjësi të shkruara, por kode zakonore që i përkasin krimit të organizuar. Nderi, respekti, omerta janë mjete vetërregullimi, të cilat qëndrojnë bashkë, dhe nëse njëra bie, bien edhe të tjerat, duke thyer solidaritetin e një grupimi.
Veliu, pasi shërbeu në një klan, kyçi gojën në Itali, kreu dënimin e tij, dhe në fund u lëshua nga ata me të cilët kishte shkelur ligjin (pra cigaret që nuk u dërguan kurrë), zgjodhi të fliste. Hakmarrja ndaj funksionarëve të lartë të kësaj bote, tashmë aspak të errët, të cilët lulëzojnë edhe si pasojë e marrëdhënieve me politikën, nuk duhet të surprizojë. Përkundrazi!
Ajo që duhet të na surprizojë është dasma e princit angleze në të gjitha kanalet televizive, ndërkohë që dikush mori guximin dhe denoncoi një pasha të drogës, dhe një fenomen aspak të ri, por të mohuar me forcë nga kjo qeveri.
Ajo që duhet të na surprizonte do të ishte naiviteti i një personi që denoncon vëllain e ministrit të Brendshëm tek ata që punojnë për atë.
Tani, mos u surprizoni, nëse mazhoranca bie për një paketë cigaresh!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38