Flash News

KRYESORE

Princi saudit: Nëse tensionet nuk ulen, çmimet e naftës do rriten “paimagjinueshmërisht”

Princi saudit: Nëse tensionet nuk ulen, çmimet e naftës do

Princi saudit Mohammed bin Salman paralajmëroi se nëse tensionet me Iranin nuk ulen, atëherë çmimet e naftës mund të rriten në “nivel të paimagjinueshëm”. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të marrë qëndrim të “ashpër dhe të fuqishëm”, kundër qeverisë iraniane, ndryshe tensionet do të përshkallëzohen.

“Nëse bota nuk merr qëndrim të ashpër për të ndalur Iranin, ne do të shohim përshkallëzim të situatës që do të kërcënojë interesat botërore”, ka thënë trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, për programin amerikan “60 minuta”.

Intervista u bë vetëm 15 ditë pas sulmeve që ndodhën në zemër të rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, duke ndikuar në zvogëlim të prodhimit të naftës së papërpunuar për 50 për qind në shtëpi dhe 5 për qind të furnizimit global me naftë.

Princi saudit shtoi se preferon zgjidhjen politike dhe jo atë ushtarake sepse kjo e fundit do të rezultonte me shkatërrim të ekonomisë globale.

Të fundit