Flash News

KRYESORE

Princi William dhe Kate Middleton urojnë Harry-n për ditëlindje por përjashtojnë Meghan-in nga fotoja  

Princi William dhe Kate Middleton urojnë Harry-n për ditëlindje
Sot, Princi Harry, Duka i Sussex feston 36-vjetorin e lindjes. Në ditëlindjen e tij, nuk mund të mungonin urimet as nga ana e vëllait të tij princit William dhe Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton. Në një foto ku janë të tre bashkë, duke vrapuar në një pistë, Kate dhe William kanë shkruar në llogarinë e tyre zyrtare "Kensington Royal": "I urojmë një ditëlindje shumë të lumtur Princit Harry sot!"
 
View this post on Instagram
 

Wishing a very happy birthday to Prince Harry today! 🎂🎈

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@kensingtonroyal) on

Përmes kësaj fotoje duket qartë lumturia e treshes, por ajo që bën përshtypje është mungesa e Meghan Markle në foto. Dy çiftet kanë mjaftueshëm foto të katërt bashkë dhe mund ta kishin uruar Harry-n dhe me foto të tjera por me siguri kanë dashur të përcjellin një mesazh përmes këtij postimi. Llogaria zyrtare e Familjes Mbretërore ka shpërndarë po ashtu në Twitter një foto të Harry-t me Mbretëreshën, duke i uruar atij ditëlindjen.

Të fundit