Flash News

KRYESORE

Princi William nuk do fëmijë të katërt? Këtë la të kuptohej Kate Middleton

Princi William nuk do fëmijë të katërt? Këtë la

Kate Middleton që pas dasmës së kunatës së saj Meghan Markle me pricin Harry, është tërhequr nga vëmendja publike duke i lënë gjithë "skenën" ish-aktores amerikane. Gjithashtu edhe ardhja në jetë e djalit të tretë e ka bërë Dukeshën e Kembrixh t`i përkushtohet më shumë jetës familjare dhe mëmësisë.

Dukesha e Kembrixhit u pyet nëse do zgjerojë familjen, gjatë turit të çiftit mbretëror në Irlandën e Veriut të enjten.

“Unë mendoj se William do të shqetësohet pak”, u përgjigj dukesha me shaka duke lënë të kuptohet se William se paska dhe me aq qejf një fëmijë të katërt.

Duka dhe Dukesha i Kembrixh kanë tre fëmijë Louis 10 muajsh, Princin George, 5 vjeç dhe vajzën 3-vjeçare, Princesha Charlotte.

Të fundit