All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Prindër! Ju që keni vajza! Përgatituni t’i fusni në dhe. Ju që keni djem! Edukojini ata.”

“Prindër! Ju që keni vajza! Përgatituni t’i fusni
All - Paragraf - 1

Gazetari Edi Oga shpreh shqetësimin për situatën në Shqipëri, ku brenda gjashtë muajsh, dy vajza janë vrarë nga ish-të dashurit e tyre vetëm sepse kanë refuzuar lidhjet. Pas vrasjes që ndodhi sot në kryeqytet, Oga shkruan se në Shqipëri jeta e vajzave nuk varet më nga prindërit dhe as nga ato vetë, por nga i ashtuquajturi “pasion” i meshkujve që kthehen në vrasës.

All - Paragraf - 3

Ai bën thirrje prindërve që të edukojnë siç duhet djemtë e tyre sepse kështu mund t’i shpëtojnë jetën vajzës së dikujt.

Reagimi i Edi Ogës:

Prindër!

Ju që keni vajza!

Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme. I pëlqen vajza juaj dhé dy janë rrugët: “po” ose në varr! Më vjen keq por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet nga “pasioni” i atij tipit!

Ju që keni djem!

Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta. Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata. U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte. U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ti e dashurove mamanë e tij, nuk e vrave!

Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!

Fëmijët tuaj, janë drita e syve tuaj!

Fëmijët e mij, janë drita e syve të mi!

Dikush që nuk e njihja, sot, me atë vrasje të dyfishtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!

Të fundit