Flash News

KRYESORE

Prindërit e Anxhela Meçanit apel institucioneve: Na sillni trupin e vajzës

Prindërit e Anxhela Meçanit apel institucioneve: Na sillni trupin e

Rrethanat e vdekjes në Itali të 20 vjeçares Anxhela Meçani mbeten të mbuluara me mister, ndërsa familja në qytetin e Fierit kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e vrasjes dhe kthimin e trupit të pajetë për nderimet e fundit! I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat.“Ekonominë e kam shumë të këputur. Dua që vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit”, ka pohuar ai për Ora News.

20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Edhe familja nuk di më shumë detaje nga ngjarja, ndaj apelon për një hetim të plotë të krimit. “A u hodh vet a e hodhën të tjerët, ajo ishte shumë e dërrmuar nga pjesët e brendshme të trupit”.

20 vjecarja Meçani ishte larguar drejt Italisë në muajin dhjetor bashkë me një të ri nga Fieri, i cili në një bisedë me një të afërme të 20 vjeçares thotë se atje viktima ishte celebruar me një italian për dokumente. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas këtij regjistrimi, dëshmitari mohon që e reja të punonte si prostitutë, variant ky i publikuar nga mediat italiane.

Anxhela Meçani ndërroi jetë në spitalin e Torinos, sipas raportimeve për shkak të dëmtimeve në organet e brendshme si pasojë e hedhjes nga makina por edhe dhunës. Trupi i saj mbetet ende atje në pritje të procedurave për t'u rikthyer në Shqipëri për lamtumirën e fundit.

Të fundit