Flash News

KRYESORE

Prindërit e ish kryeministrit italian dënohen me 1 vit e 9 muaj për faturat false

Prindërit e ish kryeministrit italian dënohen me 1 vit e 9 muaj

Tiziano Renzi e Laura Bovoli, prindërit e Matteo Renzi-t, ish kryeministrit të Italisë,  u shpallë fajtorë nga gjykata e Firences dhe u dënuan për dy fatura të falsifikuara secili me nga 1 vit e 9 muaj heqje lirie me kusht.

Bashkëpunëtori i tyre, njëri nga biznesmenët më të njohur të outlet-it, Luigi Dagostino, u dënua me 2 vjet heqje lirie.

Për prindërit e ish kryeministrit ky është dënimi i parë, pavarësisht se ata kanë qenë të përfshirë në shumë çështje. Por i ati, Tiziano u shpreh: “Kam detyrën që të besoj te drejtësia italiane, sot më shuam se sa kurrë. E vazhdoj që ta bëj, edhe pse me shumë hidhërim”.

Pala mbrojtëse deklaroi se do të apelojë, pasi detyrimet e tij ishin paguar. edhe Luigi Dagostino do të apelojë.

Të fundit