Flash News

KRYESORE

Prindërit emigrantë të ndarë nga fëmijët kthehen në SHBA, kërkojnë ribashkim

Prindërit emigrantë të ndarë nga fëmijët kthehen

Një grup emigrantësh të Amerikës Qendrore, që autoritetet e SHBA i ndanë nga fëmijët e tyre vitin e kaluar, kaluan kufirin meksikan dhe hynë përsëri në Shtetet e Bashkuara të shtunën, duke kërkuar strehim dhe ribashkim me fëmijët e tyre.

Një dëshmitar tha për Reuters se rreth 50 persona hynë në Shtetet e Bashkuara në kalimin kufitar ndërkombëtar nga Mexicali, Meksikë në Calexico të Kalifornisë, ku u pritën  nga agjentë të doganës së SHBA-së.

Ata u shoqëruan nga avokatë nga grupi i mbrojtjes së emigrantëve, ‘Al Otro Lado’. Grupi tha se 29 prindër kaluan.

"Kjo është një fitore e madhe për këto familje, por kjo luftë nuk ka mbaruar derisa ata të ribashkohen me fëmijët e tyre", tha Erika Pinheiro, avokate dhe drejtoreshë e ‘Al Otro Lado’.

Të fundit