Flash News

KRYESORE

Prindërit humbën jetën nga zjarri në Pukë, mjeku tregon gjendjen e katër fëmijëve

Prindërit humbën jetën nga zjarri në Pukë, mjeku tregon

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në Pukë, ku për shkak të një zjarri të përmasave të mëdha, humbën jetën dy prindër Petrit e Dava Ndoi, përkatësisht 40 e 35 vjeç, ndërsa fëmijët arritën të shpëtojnë.

Katër fëmiëjt minorenë u hodhën nga dritarja, ndërsa shpëtuan dhe gjyshërit.

Mjeku Enver Sulejmani në një prononcim për mediar është shprehur se fëmijët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

"Natën e sotme në fshatin Breg ka ndodh një fatkeqësi të familja Ndoji, e përbërë nga 8 pjestarë ku është djegur shtëpia e tyre dhe familjarët ishin brenda. Nga kjo fatkeqësi kanë humb jetë dy persona, prindërit. Mdërsa 4 fëmijët dhe dy prindërit e çiftit kanë shpëtuar. Janë të traumatizuar nga ngjarja. Kanë marrë mjekimin, me të marrë njoftimin nisa dy ambulanca me stafin, ishte dhe kryetari i bashkisë.

Gjendja e tyre është e mirë, kanë disa djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë pas probleme”, shprehet mjeku.

Të fundit