Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prishja e banesave në unazë, cilat janë shkeljet ligjore dhe kushtetuese
Vendimi i qeverisë për të prishur të paktën 317 godina në zonën e Astirit në Tiranë, pa procedurë dhe kompensim të drejtë, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve, të cilat janë një nga kriteret e papërmbushura të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.
Faktet
Qeveria ka vendosur të zgjerojë pjesën e unazës së madhe të Tiranës nga Pallati me Shigjeta tek rreth rrotullimi i njohur si Shqiponja.
Projekti i ndërhyrjes nuk është bëre publik, ndaj informacioni për të është i kufizuar. Sidoqoftë, dihet se projekti fillestar nuk parashikonte prishje të objekteve anash rrugës ekzistuese, por ai është ndryshuar, nuk dihet se pse dhe si, duke parashikuar zgjerimin e rrugës ekzistuese edhe pse ajo aktualisht ka tre korsi në çdo kah.
Si rezultat, tani duhet të prishen të paktën 317 godina—ka burime që pretendojnë se numri shkon deri mbi 800 godina—në të cilat banojnë rreth 600 familje dhe veprojnë dhjetëra biznese. Të paktën 163 banesa janë në proces legalizimi, por qeveria ka vendosur të ndërpresë procesin e legalizimit sapo ajo shpalli tenderin për rindërtimin e unazës në datën 7 shtator 2018, pa i lajmëruar fare qytetarët. Nuk dihet se me çfarë procedure është anuluar procesi i legalizimit.
Pas mbarimit të tenderit dhe përzgjedhjes së kompanive ndërtuese, pa asnjë informim, konsultim apo kontakt të mëparshëm, banorët dhe bizneset e zonës janë urdhëruar më datën 1 nëntor 2018 nga inspektorë të policisë ndërtimore për të bërë lirimin e menjëhershëm të shtëpive, duke ju premtuar pagesën e qirasë për strehimin e tyre të përkohshme nga Bashkia Tiranë, dhe pagesën në të ardhmen të dëmshpërblimit për shpronësimin.
Pas këtij urdhri, banorët kanë filluar menjëherë të protestojnë kundër këtij vendimit. Megjithatë duket se qeveria do të fillojë prishjen e banesave për nxjerrjen forcërisht të banorëve.
Shkeljet ligjore
- E drejta e pronës është e drejtë kushtetuese e sanksionuar në Nenin 42 i cili shprehet se “e drejta e pronës private është e garantuar” dhe “shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.” Në bazë të kësaj të drejte, shpronësimi bëhet me procedurë të veçantë dhe zbatohet vetëm pasi të jetë paguar dëmshpërblimi ndaj personave që shpronësohen.
E drejta e pronës është e sanksionuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shprehet në nenin 8 se “çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij” dhe se “autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
Në rastin konkret, banorëve u është premtuar në parim dhe gojarisht shpërblim në të ardhmen, pa asnjë specifikim tjetër dhe mbi të gjitha pa asnjë vendim formal që vendos për dëmshpërblimin e tyre. Pra, shtëpitë do prishen jo vetëm pa e paguar dëmshpërblimin për shpronësimin siç e kërkon Kushtetuta, por akoma më keq pa asnjë vendim për dëmshpërblimin dhe masën e tij.
E drejta e dëmshpërblimit përfshin edhe banesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Një sërë vendimesh të Gjykatës së Strasburgut kanë bërë të qartë se e drejta e strehimit përfshin edhe rastin e godinave të ndërtuara më mënyrë të paligjshme ose që ju mungon dokumenti i pronësisë. Vetëm në vitin 2016 ka patur dy raste që kanë konfirmuar këtë qëndrim të konsoliduar të Gjykatës së Strasburgut, Ivanova e Cherkezov kundër Bulgarisë dhe Bagdonavicius e të tjerët kundër Rusisë, duke përcaktuar se e drejta shpronësimit shtrihet edhe për banesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
- Aksioni i qeverisë ka shkelur një sërë ligjesh që lidhen me transparencën dhe informimin e publikut, pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, si dhe me të drejtat mjedisore të qytetarëve.
Projektimi i rindërtimit të rrugës është bërë në mungesë të plotë transparence. Askush nuk di me saktësi se çfarë përmban projekti, pasi nuk është bërë publik asnjë studim, dokument, skicë, apo projekt në lidhje me ndërhyrjen.
Qeveria ka shkelur Konventën Aarhus e cila garanton aksesin e qytetarëve në informacionin që ka lidhje me mjedisin dhe pjesëmarrjen e tyre në të gjitha vendimet që kanë ndikim ne mjedis. Në zbatim të kësaj konvente, qeveria duhet të kishte realizuar një studim mbi ndikimin në mjedis të ndërhyrjes ta bënte atë publik së bashku me të gjithë informacionin tjetër mbi projektin dhe të kishte zhvilluar dëgjesa formale publike me qytetarët. Asnjë nga këto procedura nuk është realizuar nga qeveria.
- Me qëndrimin e saj qeveria ka shkelur edhe detyrimet që ajo ka në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në. Institucionet dhe drejtuesit e lartë të BE-së e kanë pohuar qartë, në çdo deklaratë publike, se respektimi i të drejtës së pronës është kusht ndaj qeverisë shqiptare. Këshilli Evropian në deklaratën vjetore të vitit 2016 në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së, theksonte:
“Këshilli thekson nevojën për respektimin e të drejtave si dhe zbatimin efiçent të së drejtës së pronës. Në këtë kontekst, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të plotësojë boshllëqet e rëndësishme ligjore.”
Bundestagu gjerman, në deklaratën ku shprehte vendimin se shumica parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, në nëntor 2016. i kërkonte qeverisë “të plotësohen rekomandimet për të drejtave e njeriut, mosdiskriminimin dhe të drejtën e pronës, të paraqitura në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian të nëntorit 2016.”/ Exit.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38