Flash News

KRYESORE

Prishja e Teatrit Kombëtar, artistët u rikthehen protestave dhe kërcënojnë kryeministrin Rama: Do ndiqet penalisht

Nje grup artistësh kanë protestuar pasidten e sotme para Teatrit Kombëtarë duke kërkuar nga qeveria që të heq dorë nga projekti i prezantuar disa ditë më parë, i cili parashikonte ndërtimin e një teatri të ri të rrethuar me disa ndërtesa të larta.

Aktori Arben Derhemi ka deklaruar se protesta e tyre do të vazhdoj ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të hynë në grevë urie në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të qeverisë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Sindikatet së Pavarur të Artistëve, Rudi Sata ishtë më i ashpër në qendrimin e tij. “Në do ta ndjekim penalisht kryeministrin Edi Rama. Ai duhet të jap llogari para ligjit për vendimin që ka marrë pa u konsultuar më asnjë nga ne. Është koha që të sillemi si europian duke respektuar ligjet”, ka deklaruar ndër të tjera Sata.

Po ashtu, aristët e tjerë që morën fjalën shprehën rezervat e tyre për modelin Partneritet-Publik-Privat, ndërsa u shprehën të indunjuar që nuk janë pyetur para se të merrëj vendimi.

Të fundit