Flash News

KRYESORE

Prishtina bllokon heqjen e doganave me Shqipërinë. Ambasadori në Tiranë: Nuk është momenti i duhur

Prishtina bllokon heqjen e doganave me Shqipërinë. Ambasadori në

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini është kundër propozimit të Kryeministrit Edi Rama për President të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një javë më parë në parlamentin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, Rama hodhi idenë e një presidenti të përbashkët. Ndërkohë këtë të hënë në një intervistë për ‘Tema Tv’, Ambasadori Syl Ukshini u shpreh se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e saj.

Ukshini ka folur edhe për shqetësimin e bizneseve në dogana. Ai thotë se Bizneset e Kosovës ankohen për veprimet burokratike. Ai shprehet se dy vendet kanë vullnet politik por se kjo nuk është e mjaftueshme

I pyetur në lidhje me deklaratën e Ministrit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për zërin e Amerikës ku thoshte se Shqipëria e ka bërë punën e sajë dhe se presin nga Kosova e cila është e ndikuar nga interesat e bizneseve Ambasadori ka këtë përgjigje.

“Unë pëfaqësoj në radhë të parë interesat e shtetit të Kosovës dhe biznesit të Kosovës dhe nga bisedat që kam pas ata kanë shumë vërejtje që ndoshta Majko nuk i di. Por këtu nuk është momenti që duhet të bëjmë më shumë garë kush ka më shumë të vërejtje”, ka deklaruar Ukshini

Ndërkohë ambasadori shprehet se nuk është momenti i duhur për heqjen e doganave mes dy vendeve, duke konfirmuar për herë të parë publikisht se është Prishtina që po e bllokon këtë proces.

Ukshini thotë se së shpejti do të organizojnë një forum biznesi ku do të marrin në konsideratë të gjitha ankesat e bizneseve për t’i referuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Të fundit