Flash News

KRYESORE

Prishtina i përgjigjet Bukureshtit: Jeni të mirëpritur në dialogun Kosovë-Serbi, por fillimisht njihni pavarësinë tonë

Prishtina i përgjigjet Bukureshtit: Jeni të mirëpritur në

Zyrtarët e Prishtinës i kanë dërguar një mesazh të qartë Rumanisë, presidenti i së cilës deklaroi gjatë një takimi me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, se Bukureshti është i gatshëm të përfshihet më shumë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Zv/kryeministri kosovar, Enver Hoxhaj është shprehur se e mirëpret interesin e Rumanisë dhe të cilido vend anëtar të BE-së, por fillimisht Bukureshti duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

“E mirëpres interesin e Rumanisë dhe shteteve të tjera anëtare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Rumania duhet t’i bashkohet shumicës së vendeve të BE-së në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Për deklaratën e presidentit rumun, Klaus Iohannis, ka reaguar edhe Shefi i Stafit të presidentit Hashim Thaçi. Bekim Çollaku thotë se hapi i parë në rritjen e besimit reciprok është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Rumania.

“Bashkimi Europian mbetet udhëheqës në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Ne mirëpresim çdo vend demokratik që dëshiron të luajë rol mbështetës në arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve. Rumania nuk përbën përjashtimi dhe hapi i parë për të rritur besimin reciprok është njohja (e pavarësisë)”, shprehet Çollaku.

Të fundit