Flash News

KRYESORE

“Prita 5 orë të vijnë të më shoqërojnë, më çuan në bodrum”, gjyqtarja Margjeka përplaset verbalisht me policinë : S'jam ordinere

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale shoqërimi në GjKKO i gjyqtares Mimoza Margjeka, teksa sot do të merrej në pyetje.

Ndërsa është shfaqur para kamerave e irrituar, gjyqtarja u kërkonte llogari uniformave blu duke u kërkuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e saj, ndërsa ka pretenduar se është i paligjshëm.

Sipas gjyqtares, ndaj të cilës rëndon akuza e dyshimit për korrupsion, policia e ka patur të paqartë se në cilën gjykatë do të shoqërohej dhe deklaroi me tone të ashpra se e kanë lënë duke pritur për 5 orë në bodrumin e gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë.

“Kam pesë orë që pres policinë të më shoqërojë. Pse nuk vijnë të më marrin, kanë harruar. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë s’kam asgjë, këto janë stisje të shtetit. Një police femër s’e kishit dhe më futët në bodrum të gjykates. S’u vjen turp. Unë nuk jam njeri ordiner. S’ka urdhër shoqërimi. Harrojnë gjyqtarin që e bënë zhele dy ditë, kot pa asnjë arsye. Qëllimi është me diskretit njerëzit, jo ore se jam njeri i gjallë”, u shpreh gjyqtarja e revoltuar.

E pyetur nëse arrestimi saj nga SPAK kishte lidhje me vendimin e një viti më parë në Durrës kur konsideroi nul zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ajo tha se kishte një vit që e priste arrestimin.

“Kam një vit që pres arrestimin pas vendimit për 30 qershorin. nuk më shqetëson fare. Jam e kënaqur që e bënë”, u shpreh ajo.

 

 

 

Të fundit