Flash News

KRYESORE

Pritej që të vizitonte sot Shqipërinë, zyrtari grek Avramopulos anulon vizitën

Pritej që të vizitonte sot Shqipërinë, zyrtari grek

Në një kohë kur sot ishte parashikuar që ai të mbërrinte për një vizitë zyrtare në Tiranë, ardhja në Shqipëri e zyrtarit grek të BE, Dimitris Avramopulos është shtyrë për nesër.

Sot ishte përcaktuar që komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme do të takohej pasdite me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shtyrjes së vizitës së Avramopulos.

Ndërkohë, nesër ishte përcaktuar që Avramopulos të takohej me ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Ramën.

‘BalkanWeb’ mëson se qëllimi i vizitës është marrëveshja mes Policisë dhe Frontex. Sakaq, pasi të nënshkruajnë marrëveshjen dy zyrtarët, Avramopulos dhe Xhafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët. (BW)

 

Të fundit