Flash News

KRYESORE

Pritej të ngrihej në fund të shtatorit, Gjykata Kushtetuese kthehet në pikën zero

Pritej të ngrihej në fund të shtatorit, Gjykata Kushtetuese

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese si një nga 9 kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian pritej këtë fund shtatori.

Por me sa duket procedurat janë rikthyer në pikën zero.

Presidenca ka njoftuar sot se KED i ka sjellë vetëm dy kandidatë pas garës së hapur, ndërkohë që sipas ligjit duhen të paktën 3 kandidatë për të vendosur më pas për zgjedhjen nga kreu i shtetit.

Rihapja e garës i është kërkuar presidentit Ilir Meta nga vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas “përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj”.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet deri më 18 tetor të këtij viti.

Të fundit