Flash News

KRYESORE

Priten përgjime të reja, Kryemadhi: Fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota

Priten përgjime të reja, Kryemadhi: Fakte me zë dhe figurë

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohen audio dhe video përgjime me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota në Shqipëri.

Nga qyteti i Dibrës, ku zhvilloi një takim më stukturat e LSI, Kryemadhi nuk dha ndonjë detajë se për çfarë bëhet fjalë, por gjatë deklarimeve të saj akuzoi edhe një herë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se bashkëpunon me bandat.

“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota”, pohoi Kryemadhi.

Të fundit