All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pritet të japë dorëheqjen pas thirrjes në Hagë, kush do të jetë pasuesi i Ali Ahmetit

Pritet të japë dorëheqjen pas thirrjes në Hagë, kush do
All - Paragraf - 1

Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të BDI-së, pasi procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara do të jetë i gjatë, duke e pamundësuar atë të kryerjë detyrat si kryetar partie.

All - Paragraf - 3

Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë në fund të këtij muaji, Ahmeti pritet të japë dorëheqjen në muajin shtator.

Sipas "Express", organet partiake janë të papërgatitura për këtë situatë, për të caktuar edhe pasuesin e tij në postin e kryetarit të partisë.

Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.

Ndërkohë, nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak.

Kujtojmë se Grubi vjen nga posti e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është posti më i lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Të fundit