Flash News

KRYESORE

Pritet vizita e presidentit të PE në Shkup dhe Tiranë: E kuptojmë që jeni të zhgënjyer, mos i shuani shpresat europiane

Pritet vizita e presidentit të PE në Shkup dhe Tiranë: E

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, do të vizitojë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor  Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vizitën e tij të parë të jashtme.

Vizita e Sassolit në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet të hënën dhe të martën, me datën 4 nëntor, ndërsa në Shqipëri është planifikuar një vizitë e tij në datat 2 dhe 3 dhjetor.

Presidenti i PE-së e ka cilësuar si të rëndësishme vizitën e tij në këto dy vende dhe përpara vizitës së tij në Shkup, Sassoli deklaroi se: “Ne e dimë që popullsia në të dy vendet është zhgënjyer shumë nga dështimi i Këshillit për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit për shkak të vetos së disa shteteve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reformat që ne kërkuam prej tyre dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme”.

Më tej Sassoli vazhdon edhe me një mesazh për të rinjtë e dy vendeve, si dhe i inkurajon këto të fundit të vazhdojnë me zbatimin e reformave.

“Për më tepër, dua t’u bëj thirrje qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri: Mos shuani shpresën, ju lutemi qëndroni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian qëndron me ju. Me një shumicë të madhe votash, Parlamenti Evropian ka ritheksuar mbështetjen e tij të plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë një javë më parë. Ne nuk do të heshtim por i nxisim shtetet e BE të marrin një vendim unanimisht në favor të bisedimeve të pranimit në takimin e ardhshëm.

Ndërkohë, ne i inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë në rrugët e tyre të reformës. Jemi të bindur që, përkundër shtyrjes, kjo kohë nuk do shkojë kot. Reformat e kryera në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE janë në interesin më të mirë të vendeve dhe qytetarëve të tyre, dhe do të përfitojnë para së gjithash dhe brezin e ri që meriton një të ardhme më të mirë”.

Të fundit