Flash News

KRYESORE

Pritshmëritë e aksionit të opozitës, Lubonja: Mosbindja civile, shkalla e fundit para një revolte si në 1997-n

Pritshmëritë e aksionit të opozitës, Lubonja: Mosbindja

 

Në vijim të intervistës së tij në rubrikën "Opinion" në News24, Lubonja komentoi edhe paralajmërimin e liderit të opozitë, Lulzim Basha për vijimin e protestave kundër qeverisë.

Sipas Fatos Lubonjës mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Ai u shpreh se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar dhe mosbindja civile është shkalla e fundit përpara një revolte si në vitin 1997.

“Mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Kjo nuk është për të sjellë Bashën në pushtet, por për të shpëtuar fëmijët. Kuptimi i kësaj mosbindjes civile është se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar. Ata arrestojnë njerëzit për djegien e një kabine. Mosbindja civie mendoj se është shkalla e fundit përpara një revolte siç ka ndodhur në Tunizi apo siç ndodhi në 1997 në Shqipëri”, ka thënë Fatos Lubonja.

Në fund, analisti u bëri apel edhe njerëzve që të ngrihen kundër qeverisë Rama, e cila sipas tij po u cënon të drejtat themelore.

Të fundit