All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Privatizimi i OSHEE? Lulzim Basha: Nuk është tabu, por jo në favor të oligarkëve

Privatizimi i OSHEE? Lulzim Basha: Nuk është tabu, por jo në
All - Paragraf - 1

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk është shprehur kundër idesë së ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, për privatizimin e Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Megjithatë, Basha theksoi se ky privatim nëse ndodh duhet të jetë i kujdesshëm dhe jo për të favorizuar një klan oligarkësh.

All - Paragraf - 3

“Strategjia e privatizimeve është një strategji që Partia Demokratike. Ajo mund të jetë vetëvrasëse nëse kryhet në afera korrupsionit dhe plaçkitjes. Ka pro dhe kundra. Bie fjala privatizimi i OSHE-së nuk është tabu. Në qoftë se kryhet për të favorizuar një parti apo klan oligarkësh kjo është e dëmshme për shqiptarët. Duhet të jetë pjesë e një vendimmarrje konsensuale për interesat e vendit. Me fjalë të tjera, kjo është publike dhe unë e shes. Bie fjala do të bëjë palma. Vendimi nuk do të më takoj vetëm mua. Një pjesë e tyre duhet të shkojë për fondin e pensioneve, nëse themi që fëmijët e shqiptarëve duan shkolla, atëherë duhet të shkojë për ta. Bota ka ndryshuar dhe të vetmit që nuk kemi ndryshuar jemi ne. Detyra e qeverisë është për hapje të vendeve të punës. Ka shtete që kanë bërë luftë për vende pune. Ne nuk po themi që do të hapim luftë me armë, por do të ulim taksat”, ka deklaruar Basha në emisionin “Arena”.

Sa i përket pretendimit të Ramës se ka shlyer një borxh prej 700 milionë eurosh, Basha tha: “Rama  gënjen, zhduken raportin e Deloitte and Touche i cili deklaroi se borxhi ishte 250 milione. Do hetojmë dhe një të huaj.”

Largimi i Topallit, Bregut, Patozit, Imamit/ Basha: Ndryshimi i listës solli shumëfishim të njerëzve në mitingje

Të fundit