Flash News

KRYESORE

Prizren/ Një polic humb jetën dhe dy plagosen gjatë një operacioni

Prizren/ Një polic humb jetën dhe dy plagosen gjatë një

Një punonjës i policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një operacioni në fshatin Zhur të Prizrenit. Sipas zëdhënësit të policisë të rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, agjentët po kryenin një operacion antidroge, kur ndodhi një shpërthim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, e që doli të jetë fatale për një polic, ka ndodhur gjatë kohës kur aty po kryhej bastisja në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve.

Ende nuk dihen detajet nga ky shpërthim.

“Ka qenë Njësiti i Specializuar i njësisë anti-drogë gjatë realizimit të një bastisjeje në një shtëpi në fshatin Zhur, për fat të keq gjatë bastisjes ka pas një eksplodim. Për momentin nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq, ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist dhe dy të tjerë janë lënduar. Me këtë rast, një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta. Të lënduarit aktualisht janë në Spitalin e Prizrenit”, tha Osmanollaj.

Ndërkohë, gjendja e dy të plagosurve është e stabilizuar. Plagë të lehta mori edhe një qytetar gjatë operacionit.

Të fundit