Flash News

KRYESORE

Pro apo kundër Bashës? Oerd Bylykbashi reagon por nuk sqaron pozicionin

Pro apo kundër Bashës? Oerd Bylykbashi reagon por nuk sqaron

Kryesuesi i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi është përfshirë në debatin fundit për kreun e partisë, por pa qenë i qartë nëse mbështet njërën nga krahët e krijuar. Komentin e nis me organizimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe më pas kalon te zgjedhjet brenda partisë.

Bylykbashi thekson se zgjedhjet në parti bëhen me statut dhe deri më tani askush nuk është kundër por i referohen statutit. Sipas Bylykbashit, është statuti ai që i mban të bashkuar demokratët edhe ku kanë ide të ndryshme.

Reagimi:

Me çfare Kodi?

Pas provave per shit-blerje vote, kartash identiteti, presionesh mbi administraten, intimidim te zgjedhesve nga banda kriminelesh te liruar nga burgjet para zgjedhjeve apo ne pritje per tu liruar pas zgjedhjeve, legalizime pronash kunder ligjit, shtrime rrugesh e investime te tjera ne ditet para zgjedhjeve per te bindur 5 familje ketu e tre atje, e lloj-lloj paligjshmerish te tjera, pas 20 vitesh qe merrem me zgjedhjet kam arritur ne konkluzionin qe:

Ne Shqiperi zgjedhjet nuk behen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal.

P.S.: per ata qe do te komentojne se nuk kemi humbur per shkak se u blene votat por se nuk kishte struktura, u them qe zgjedhjet ne parti behen vetem me Statut. Por mesa kam pare, asnje nuk eshte kunder dhe te gjithe i referohen Statutit. Statuti eshte Libri i Rregullave qe na mban te bashkuar si demokrate edhe kur kemi ide te ndryshme.

 

Të fundit