Flash News

KRYESORE

'Pro' listave të hapura, Kryemadhit s'i del inati me opozitën parlamentare: Qesharake! U mashtruan nga Rama, drejtohen nga Taulant Balla

'Pro' listave të hapura, Kryemadhit s'i del inati me

“Jam pro listave të hapura, por darkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet e ODIHR”, kështu është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Teksa pranon që një hapje e listave është pozitive pasi do të ndryshonte klimën politike dhe nxiste qytetarët të votonin, Kryemadhi- me fjalë të tjera- ndihet e kufizuar nga marrëveshja 5 qershorit, e cila nuk e përfshinte këtë si pikë në vetvete.

“Në 5 kushtet e OSBE/ODIHR nuk ka ndryshim sistemi, por janë marrëveshja e 5 qershorit për të cilën u dokordësuam. Unë jam pro listave të hapura pasi kjo do të nxis votimin e gjithë shqiptarëve, por dorkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet dhe rekomandimet e ODIHR-it”, tha Kryemadhi.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Kryemadhi shprehet se opozita e mbaroi detyrën e saj dhe se është e para që voton për listat e hapura. Referuar opozitës së parlamentare, Kryemadhi shprehet se ata janë mashtruar nga Rama që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh e premtime korruptive.

“I vetmi kusht ishte dakordësimi i draftit që u pranua nga mazhoranca ku vetë dakordësimi u bë shumë i  qartë që do të miratohet pa asnjë ndryshim në parlamentin aktual. Unë jam e para për listat e hapura. Mua më duket qesharake, Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh  e premtime korruptive. Mjafton që sot kemi të ngritura institucionin e drejtësisë së re. Ne jemi koshient që grupi i opozitës drejtohet nga Taulant Balla. Do të dëshiroja që deputetët që bërtasin për listat e hapura do të ishte e ndershme që të kërkonin  ligjin e referendumit. Mendoni që ato 75 mijë qytetarë të Tiranës kanë interes se me cilin proces zgjedhor do të zgjidhet Monika?  Rama s’do të jetë për listat e hapura. Për sa i përket sistemit, nuk jemi ne për të vendosur se cili do të vendoset, por do të jenë vetë shqiptarët”, thotë Kryemadhi.

Të fundit