Flash News

KRYESORE

Pro rrëzimit të ‘presidentit’ për anti-shpifjen, ministrja Gjonaj shmang pyetjen për rolin e AMA-s në komision

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është thirrur në Komisionin e Medias lidhur me pikën e rendit për diskutim të Dekretit të Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa dhe “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Gjonaj tha se “AMA është një institucion kolegjial, organi fillestar administrativ i shqyrtimit të një ankesë ose kërkese. Këshilli Kolegjial do jetë në varësi të AMA-s”, si dhe pohoi se është pro rrëzimit të dekretit të presidentit. “Sipas studimit pasi argumentet janë të pabazuara. Vendosja e rregullave është për të parandaluar cenimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat e fëmijëve, pra ligji ka të bëjë me rregullimin e tregut të gazetarëve ”, tha ministrja, e cila u pyet më pas nga kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri.

“Si mendoni, a duhet që sipas këtij drafti AMA të jetë si një organ censure duke vendosur gjoba dhe deri në mbyllje të mediave?”, por ministrja Gjonaj nuk preferoi të përgjigjej

“Zonja kryetare, ky ishte koment dhe nuk ishte pyetje”, tha ministrja.

Të fundit