Flash News

KRYESORE

Probleme me kredinë, vettingu shkarkon gjyqtarin e Apelit

Probleme me kredinë, vettingu shkarkon gjyqtarin e Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ervin Metalla.

KPK mes të tjerash deklaron se ka bërë hetim të thelluar për Metallën, i cili rezulton se ka blerë me kredi një apartament me sipërfaqeje 96 m² dhe garazh 22.5 m². Po ashtu gjykatësi ka pasur probleme me kredinë e marrë, të cilën e ka kaluar atë në emër të vëllait të tij, për të përfituar një kredi të butë. Më pas gjyqtari tha se shumën e marrë nga kredia e përdori për të blerë apartament.

Ndërkohë, KPK ka konstatuar se Metalla gjatë kohës që ka qenë gjyqtar ka përfaqësuar në Strasburg një kompani, në kundërshtim me ligjin.

Të fundit