Flash News

KRYESORE

Probleme me pasurinë dhe vendimet e tij gjyqësore, shkarkohet kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë

Probleme me pasurinë dhe vendimet e tij gjyqësore, shkarkohet kryetari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës Hysni Demiraj, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që në 15 shkurt të 2019 e shkarkoi Demirajn.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, vendosën:

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.”

Gjyqtari Demiraj u shkarkua pasi nuk arriti të justifikonte për pasurinë e tij. Por jo vetëm kaq. Nga konstatimet e komisionit të vettingut u vu re se Demiraj kishte probleme në vendimet e tij gjyqësore.

Prej viteve 1990, Hysni Demiraj ka punuar si gjyqtar ku fillimisht e ka nisur karrierën në Gjirokastër. Në vitin 2009, ai u transferua në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kurse në vitin 2016 u zgjidh kryetar i saj.

Të fundit