Flash News

KRYESORE

Probleme me rrjetet sociale? Miley Cyrus fshin të gjitha fotot nga “Instagram-i”

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka habitur të gjithë fansat me veprimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ajo i ka fshirë nga llogaria e saj në “Instagram” të gjitha postimet e bëra prej kohësh, dhe në foton e saj të profilit ka vendosur një sfond të zi.

Jo vetën Instagramin, por Miley ka fshirë edhe foton e saj të profilit në ‘Twitter’, ku ka lënë të palëvizur çdo postim tjetër.

Një pjesë e fansave kanë filluar të dyshojnë për një ndarje të mundshme mes saj dhe të dashurit Liam Hemsworth. Por ndryshe nga këngëtarja, partneri i saj ka ende në ‘Instagram’ çdo fotografi me të.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm përdor një metodë të tillë, pasi para disa muajsh edhe këngëtari Zayn fshiu nga ‘Instagrami’ i tij të gjitha postimet dhe më pas publikoi ‘trailer’-in e këngës së tij të re.

Ndoshta kjo është një mënyrë efikase për të tërhequr më shumë vëmendjen e fansave dhe të mediave.

Të fundit