Flash News

KRYESORE

Probleme me zemrën, “koka” e bandës së Shijakut nga burgu dërgohet në spital

Probleme me zemrën, “koka” e bandës së Shijakut nga

Hekuran Hoxha, 48-vjeç, i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut”,  i arrestuar tre ditë më parë në kuadër të operacionit “Volvo 4”, ka përfunduar në spital.

”Koka” e bandës së Shijakut vuan nga një problem me zemrën. Ai është dërguar me urgjencë në repartin e kardiologjisë në QSUT në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjykata e Kirmeve të Rënda pritet të caktojë ndaj tij masën e sigurisë. Aktualisht ka nisur procesi dhe po zhvillohet brenda në dhomën e spitalit ku janë futur prokurorët dhe avokatët e çështjes si dhe avokati mbrojtës. Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së.

Të fundit